Çmimet
Korrektesa dhe ndershmëria luajnë një rol vendimtar për mua në vendosjen e çmimit për punën e ofruar.
Për të bërë një ofertë konkrete mua më duhet të shikoj më parë dokumentin ose dokumentet. Për këtë arsye ju lutem që ta bëni të mundur këtë gjë përmes një mediumi që është i përshtatshëm për ju.
Llogaritja e çmimeve varet nga shërbimi i dëshiruar
Përkthimi me shkrim
Çmimi llogaritet në varësi nga gjatësia, vështirësia dhe qëllimi i përdorimit të materialit që duhet përkthyer. Përllogaritja e gjatësisë së tekstit, bazuar në 55 takte të tastaturës për çdo rresht (si takt konsiderohen jo vetëm shkronjat, por dhe boshllëqet midis tyre), kryhet me ndihmën e një programi special për këtë qëllim. Për certifikata, vërtetime zyrtare dhe përkthime në sasi të paktë rreshtash ekzistojnë çmime fikse. Në disa raste mund të vendoset për çmimin me marrëveshje. Çmimit do t’i shtohen shpenzimet e postës së dëshiruar.
Përkthimi me gojë
Llogaritja bëhet mbi bazën e sasisë së orëve ose të ditëve, në varësi nga shkalla e vështirësisë dhe mënyra e përkthimit. Shpenzimet shtesë, ndër të tjera për fjetje, ushqim e transport do t’i shtohen llogarisë sipas kuadrit ligjor gjerman që është në fuqi.
Mësimi i gjuhës
Orët e mësimdhënies llogariten sipas kohëzgjatjes, vështirësisë dhe dendurisë. Shpenzimet shtesë, ndër të tjera për fjetje, ushqim, transport e materiale, do t’i shtohen llogarisë sipas kuadrit ligjor gjerman që është në fuqi.
Për paketa me nga 10 orë mësimi ofroj një çmim fiks me rabat.