Jonida Xhyra-Entorf: Përkthimi me shkrim

Përkthimi me shkrim

Ju kërkoni një përkthyese profesioniste dhe kompetente për dokumentet tuaja?

Profesioni i përkthyesit me shkrim, duke përfshirë këtu jo vetëm vërtetimin zyrtar, por edhe dokumentin në stil të gjerë, nuk është i mbrojtur ligjërisht dhe jo rrallë ndeshim përkthime me cilësi të dobët, që nuk ofrojnë regjistrin dhe ligjërimin e përshtatshëm gjuhësor, përkthime që thjesht nuk tingëllojnë natyrshëm në gjuhën përkatëse.

Përkthimi me shkrim nënkupton transmetimin e një materiali të shkruar nga një gjuhë që shërben si pikënisje në një gjuhë tjetër të synuar. Një përkthim cilësor i fiksuar me shkrim kushtëzon domosdoshmërisht jo vetëm të kuptuarit e përmbajtjes, por edhe korrektësinë dhe dhuntinë e të shprehurit gjuhësor.

Etika profesionale, betimi i bërë si përkthyese zyrtare e licencuar dhe detyrimi ligjor për ruajtjen e sekretit profesional përbëjnë bazën e diskrecionit në punën time, kur është fjala për datat dhe të dhënat private. Të jeni të bindur që unë nuk e shpërdoroj mirëbesimin tuaj dhe i përmbahem rreptësisht ruajtjes së sekretit profesional gjatë punës sime.

 „Të përkthesh është sikur të luash një pjesë muzikore. Natyrisht që je i detyruar t‘i bindesh partiturës që ke përpara, por secili luan megjithatë sipas mënyrës së tij.“
Niels Brunse

Çfarë ofroj unë në punën time si përkthyese me shkrim?

  • Kontakt të drejtpërdrejtë, pa ndërlikimet burokratike që sjell një agjenci.
  • Përkthim me profesionalitet të lartë, duke ruajtur me besnikëri të gjitha hollësitë formatuese të tekstit pikënisës dhe duke ju përmbajtur kontekstit kulturor.
  • Cilësi të garantuar jo vetëm përmes zotërimit të shqipes si gjuhë nëne dhe gjermanishtes në të njëjtin nivel, por edhe përmes dijes së thellë shkencore për gjuhët shqip dhe gjermanisht.
  • Përkthim korrekt duke respektuar njëkohësisht stilin, regjistrin gjuhësor dhe terminologjinë në tekstin e synuar.
  • Respektim të veçorive ndërkulturore dhe sociokulturore gjatë përkthimit.
  • Lektorat përmes një native speaker në gjermanisht.
  • Kompetencë të gjerë hulumtuese në fusha nga më të ndryshmet përmes kulturës shkencore universitare dhe pasuniversitare (diplomim universitar në Shqipëri dhe në Gjermani, doktorim në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut.
  • Përvojë pune 25 vjeçare për gjuhët shqip dhe gjermanisht duke përkthyer tekste dhe dokumente nga më të ndryshmet.
  • Spektër të gjerë dijesh aktuale lidhur me leksikun në përgjithësi dhe atë terminologjik në veçanti, përmes një kualifikimi dhe angazhimi shkencor të vijueshëm në Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë.
  • Formatim të njëjtë me origjinalin gjatë përkthimit, duke lehtësuar kësisoj ndjeshëm marrëdhënien me entet dhe organet zyrtare.
  • Respektim rigoroz të afatit, duke jua dërguar përkthimin sipas dëshirës me postë ose në formë elektronike.
  • Diskrecion të plotë, në raste konkrete edhe përmes një marrëveshjeje me shkrim për ruajtjen e sekretit profesional.

Çfarë përkthej unë?

Përkthime të licencuara
  • Certifikata të të gjitha llojeve (certifikata lindjeje, martese etj.)
  • Dëftesa shkolllore, diploma shkollore dhe universitare
  • Dokumentacioni aplikues për lirimin dhe marrjen e nënshtetësisë
  • Leje vozitjeje për automjet
  • Dëshmi penaliteti
  • Dokumente identiteti
  • Vërtetime zyrtare të çdo lloji
Tekste juridike
  • Vendime gjykate
  • Tekste ligjore
  • Certifikata
  • Dokumentacion trashëgimie
  • Dokumentacion birësimi
  • Dokumentacion kontratash (kontrata blerjeje, furnizimi apo martese)
  • Kushtet e përgjithshme të kontratës
  • Prokura
  • Dokumentacion dogane për import dhe eksport
Përkthime në fushën e mjekësisë
  • Relacione mjekësore
  • Ekspertiza mjekësore
  • Informacione për pacientë
  • Letrat shoqëruese të medikamenteve
  • Evidenca mjekësore
  • Shpjegime për produkte të ndryshme
  • Dokumentacion për teknologjinë farmaceutike
  • Dokumentacion për teknikën mjekësore dhe laboratorike
  • Dokumentacion për menaxhimin shëndetësor dhe përkujdesjen shëndetësore
Përkthime të tjera të specializuara (ndër të tjera në fushën e politikës, financës, ekonomisë, marketingut, turizmit)
  • Dokumentacion shoqërues për fushat e mësipërme
  • Udhëzues përdorimi
  • Manualë teknikë
  • Broshura, prospekte, fletëpalosje
  • Katalogë për produkte të ndryshme
Dokumente dhe tekste të llojeve të ndryshme
  • Dokumentacionin përkatës për konkurrim (CV, letër motivimi apo shoqëruese)
  • Të gjitha format e korrespondencës private (letra, mail-e)
  • Parashtrime, ligjërata, botime
  • Faqe elektronike

Cilësia e përkthimeve të ofruara garantohet edhe nga mundësia e këshillimit me një specialist/e për fushat e përmendura më sipër. Gjatë një bisede paraprake lidhur me kërkesën tuaj ju mund të bindeni për cilësinë e punës që ju ofroj. Në rast se keni pyetje të tjera ose dëshironi një ofertë konkrete, ju lutem më kontaktoni.

Shembuj konkretë nga përkthimet e mia