Dr. Jonida Xhyra-Entorf: Përkthyese dhe mësuese për gjuhët shqip dhe gjermanisht
 

Referenca

Referenzen

Përkthime për ndërmarrje industriale dhe për institucione të shërbimit qytetar:

»

Përvojë disavjeçare në fushën e përkthimeve mjekësore (ndër të tjera deklarata të pacientëve, ekspertiza mjekësore, rekomandime)

»

Përvojë disavjeçare në fushën e përkthimeve farmaceutike (ndër të tjera fletat informative shoqëruese të medikamenteve)

»

Përkthime të informacioneve teknike për aparate të ndryshme


Përkthime me shkrim dhe me gojë për institucione publike:

»

Përvojë disavjeçare në bashkëpunim me institucione zyrtare (me gjykata të ndryshme, Zyrën Federale të Policisë Kufitare, Drejtorinë e Policisë në Mynih, Zyrën e Refugjatëve në Mynih etj.)

»

Përkthime të fjalimeve publike dhe njoftimeve zyrtare për institucionin Bundessprachenamt

»

Përvojë disavjeçare në basshkëpunim me institucione sociale ( Refugio, Caritas, Donna Mobile/GER, Qendra Bavareze për Mjekësinë Transkulturore etj.)

»

Përkthime të materialeve që synojnë përkrahjen e fëmijëve nga biblioteka me emër në Gjermani


Përkthime për klientë privatë:

»

Përvojë disavjeçare në përkthimin e dëftesave shkollore dhe diplomave universitare, në përkthimin e certifikatave të lindjes, martesës dhe shkurorëzimit, të vërtetimeve lidhur me gjendjen civile, të certifikatave për aftësinë martesore, të vërtetimeve lidhur me statusin e banimit, të dokumente të taksave, të lejeve për vozitjen e automjeteve etj.

 

Mësimi i gjuhës:

»

Përvojë disavjeçare në mësimdhënien e shqipes si gjuhë e huaj në nivel universitar (Mynih/GER, Grac/AUS, Elbasan/AL), në institucione të ndryshme (VHS Mynih, VHS Stuttgart, VHS Augsburg, ISUS Mynih) si dhe privatisht.

»

Përvojë disavjeçare në mësimdhënien e gjermanishtes si gjuhë e huaj në institucione të ndryshme (VHS Mynih, Donna Mobile Mynih) si dhe privatisht.