Dr. Jonida Xhyra-Entorf: Përkthyese dhe mësuese për gjuhët shqip dhe gjermanisht
 

Përkthime me gojë

Përkthime me gojë

Ndryshe nga përkthimi me shkrim ai me gojë nënkupton transmetimin e një materiali gojor nga një gjuhë që shërben si pikënisje në një gjuhë tjetër të synuar. Krahas të kuptuarit të domosdoshëm dhe dhuntisë së të shprehurit gjuhësor për përkthimin me gojë nevojitet në masë të konsiderueshme një kompetencë interkulturore, sepse pikërisht në gjuhën e folur ekzistojnë metafora dhe konceptime vlerash, të cilat nuk mund të përkthehen drejtpërsëdrejti pa humbje të kuptimit.


Për kombinimet e gjuhëve gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht ofroj përkthime me gojë ndër të tjera për:

»

institucione zyrtare

»

institucione sociale

»

mbledhje e konferenca

»

bisedime

...dhe për institucione e aktivitete të tjera sipas kërkesës.


Në rast se keni pyetje të tjera ose dëshironi një ofertë konkrete, ju lutem më kontaktoni.