 |
Mirë se vini në faqen time të internetit. Ju keni nevojë për një përkthyes të kualifikuar në gjuhët shqip e gjermanisht, dëshironi të përvetësoni njërën prej tyre ose të përforconi njohuritë tuaja ekzistuese në këto gjuhë? Si në fushën e përkthimeve ashtu edhe në mësimdhënie unë ofroj cilësi e kompetencë profesionale.
Profesioni i përkthyesit nuk është i mbrojtur nga ana ligjore dhe, për fat të keq, jo rrallë bien në sy përkthime që nxjerrin në pah një sërë mangësish cilësore, duke përfshirë këtu që nga zgjedhjet pa vend të fjalëve, fjalitë e pakuptueshme e deri te gabimet kuptimore e gramatikore. Mangësi të tilla mund t‘i shkaktojnë klientit dëme personale dhe financiare.
|